Sot më datë 21.06.2021 në Rektoratin e Universitetit të Tiranës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ambasadorit Sh.T. Z. Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës në Shqipëri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). - UNIVERSITETI I TIRANËS

Sot më datë 21.06.2021 në Rektoratin e Universitetit të Tiranës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ambasadorit Sh.T. Z. Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës në Shqipëri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sot më datë 21.06.2021 në Rektoratin e Universitetit të Tiranës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ambasadorit Sh.T. Z. Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës në Shqipëri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).   

  

Memorandumi i Mirëkuptimit ka si qëllim krijimin e kuadrit për bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes OSBE-së dhe UT-së për zbatimin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e shtetit ligjor, qeverisjes së mirë, demokratizimit, të drejtave të njeriut dhe fushave të tjera të përbashkëta nëpërmjet projekteve si:  

  • “Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve dhe profesionistëve shqiptarë në fushën e drejtësisë tranzitore”;  
  • “Mbështetje ndaj debatit akademik dhe të politikave për drejtësinë tranzitore”;  
  • “Media në Fokus – Fuqizimi i Transmetuesit Publik dhe Shkollës së Gazetarisë në Shqipëri”;  
  • “Edukimi Ligjor i Publikut”.  

Rektori, Prof. Dr. Artan Hoxha  në fjalën e tij vuri theksin mbi bashkëpunimet që Universiteti i Tiranës ka me OSBE-në ku ndër të tjera veçoi si histori suksesi hapjen e Masterit Ekzekutiv në “Kriminologji”, i cili implementohet në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa Ambasadori Vincenzo Del Monaco përgëzoi Universitetin e Tiranës për punën e kryër mbi zbatimin e projekteve të përbashkëta të cilat janë në zhvillim e sipër. 

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Dekanët e Universitetit të Tiranës.