Sot më datë 31.08.2020 Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës përmbylli ceremoninë e emërimit të drejtuesve të njësive kryesore përkatësisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakuletin e Shkencave të Natyrës.
Prof. Dr. Artur Sula u emërua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u emërua Prof. Dr. Spiro Drushku.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe të gjithë të zgjedhurit për autoritete drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik.