Takim informues mbi mundësi intershipi nga kompania “Kontakt” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim informues mbi mundësi intershipi nga kompania “Kontakt”

 

 

 

 

 

 

 

Më datë 28.01.2015, pranë ambjenteve të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Salla A201, u realizua takimi mes përfaqësuesve të kompanisë “Kontakt” dhe studentëve të Fakultetit të Ekonomisë.

Në pjesën e parë të këtij takimi studentët u njohën me kompaninë, historikun dhe veprimtarinë e saj. Në pjesën e dytë u prezantuan mundësitë e Internshipit në funksion të punësimit për studentët. Minutat e fundit u organizuan në formën e bashkëbisedimit, ku studentët drejtuan pyetje rreth këtyre mundësive dhe mënyrave se si mund të përfitonin prej tyre.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm me shume se 95 studentë të cilët shprehën interesin e tyre për të nisur një eksperiencë pune pranë “Kontakt”.