Në kuadër të programit të BE “Erasmus +”, Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe Universitetin e Tiranës organizuan një takim me të rinjtë për të promovuar udhëzuesi për “Erasmus +”.
Të pranishëm në promovimin e këtij udhëzuesi, që ka në fokus të rinjtë shqiptarë ishin: Ministrja e Integrimit Europian. znj. Klajda Gjosha, Shefja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, znj. Lindita Nikolla, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, studentë e pedagogë.
Programi Erasmus+, një program ky i ri për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin do të vazhdojë deri në vitin 2020 dhe ka një vlerë 14.7 miliardë euro.
Udhëzuesi për këtë program, përmban gjithë informacionin që i duhet sot të gjithë studentëve, mësuesve, trajnuesve, lektorëve për këtë program të ri që ka nisur Bashkimi Evropian.
Ky aktivitet u zhvillua më datë 23 janar 2015, ora 10.15 Salla Aula Magna, Godina “Liria”.