Takim Informues mbi Programin ERASMUS + - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim Informues mbi Programin ERASMUS +

Në kuadër të programit të BE “Erasmus +”, Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe RinisëMinistrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe Universitetin e Tiranës organizuan një takim me të rinjtë për të promovuar udhëzuesi  për “Erasmus +”.

Të  pranishëm në promovimin  e  këtij  udhëzuesi,  që  ka  në  fokus  të  rinjtë shqiptarë ishin: Ministrja e Integrimit Europian. znj. Klajda Gjosha, Shefja e Delegacionit  të  Bashkimit  Europian  në  Shqipëri,   znj.  Romana  Vlahutin, Ministrja  e Arsimit  dhe e Sportit,  znj.  Lindita Nikolla,  Ministri  i  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, studentë e pedagogë.

Programi Erasmus+, një program ky i ri  për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin  do të vazhdojë deri në vitin 2020 dhe ka një vlerë 14.7 miliardë euro.

Udhëzuesi për këtë program, përmban gjithë informacionin  që i duhet sot të gjithë studentëve, mësuesve, trajnuesve, lektorëve për këtë program të ri që ka nisur Bashkimi Evropian.

Ky aktivitet u zhvillua më datë 23 janar 2015, ora 10.15 Salla Aula Magna, Godina “Liria”.