Në kuadër të projektit ‘‘Shëndeti Vjen Drejt Jush’’, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë UT, më datë 29 Tetor 2014, ora 11:30, salla A 201 u zhvillua një takim informues me studentët e këtij fakulteti.
Synimi i këtij aktiviteti ishte të informonte dhe orientonte shtetasit shqiptar dhe jo vetëm, që do të hyjnë në Itali, mbi të drejtat dhe detyrimet gjatë qëndrimit të tyre, në temen sociosanitare dhe pikat e parashikuara në marrëveshjen e integrimit.
Projekti ‘‘Shëndeti Vjen Drejt Jush’’ zhvillohet nga INMP në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Kooperimit Ndërkombëtar Italian.