Takim me delegacionin nga Universiteti i Tetovës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim me delegacionin nga Universiteti i Tetovës

Takim me delegacionin nga Universiteti i Tetovës

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti në një takim miqësor Rektorin e Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Në kuadër të implementimit të marrëveshjes mes dy institucioneve, gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit për projektet e përbashkëta, për shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve, dhe për hulumtimin shkencor. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e riaktivizimit dhe vijimin e procedurave për krijimin e Asociacionit të Universiteteve Publike Shqiptare

Gjatë këtij takimi një rëndësi e veçantë iu dha kontirbutit që Universiteti i Tiranës ka dhënë për zhvillimin e Universitetit të Tetovës.