Takim me Rektorin e Universitetit “L’Orientale” të Napolit, Prof. Roberto Tottoli - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim me Rektorin e Universitetit “L’Orientale” të Napolit, Prof. Roberto Tottoli

Më datë 17 mars 2023, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, ka zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit “L’Orientale” të Napolit, Prof. Roberto Tottoli dhe Zv. Rektorin, Prof. Augusto Guarino.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit akademikqë UT ka me Universitetin L’Orientale, si dhe për të diskutuar për mundësi zgjerimi të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet këtyre dy universiteteve në të ardhmen. 

Universiteti i Tiranës ka një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me Institucione të Arsimit të Lartë Italiane. Këto marrëveshje janë nënshkruar në kuadër të programit Erasmus+ ICM, marrëveshjeve bilaterale dhe projekteve Erasmus+ KA2.