Më datë 07 Maj 2015, tek Godina “Liria” (në hyrje të Qytetit Studenti) Rrjeti i Studentëve Ekselentë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës organizoi Takimin e Hapur.
I ftuar në këtë takim ishte Zv/Ambasadori i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Henry JARDINE. Zv/Ambasadori ka zgjedhur Rrjetin e Studentëve Ekselentë për të dhënë mesazhin e tij me rastin e 70-vjetorit të festës “Victory in Europe Day”.
“Victory in Europe Day” festohet që prej 8 Maj-it të vitit 1945 për të shënuar fitoren e Aleatëve të Luftës së Dytë Botërore kunder forcave të armatosura të Gjermanisë naziste.
Gjatë aktivitetit pati pyetje të shumta nga studentët që morën pjesë në këtë aktivitet. Pyetjet vërtiteshin rreth situatës aktuale ekonomike të Shqipërisë, mundësin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, etj.
Tashmë është kthyer në një traditë për Rrjetin e Studentëve Ekselentë të ftojnë figura të njohura të jetës politike, ekonomike, sociale, artistike, në një bashkëbisedim me studentët e NES!