Takimi i Rektorit me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takimi i Rektorit me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, sot më datë 09.12.2020 zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T.Z. Marcos Alonso. 

 Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës, Ambasadës Spanjolle dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë në Spanjë. 

 Në takim Rektori, Prof. Dr. Artan Hoxha, vuri theksin mbi bashkëpunimet që Universiteti i Tiranës ka me universitetet spanjolle. 

 Në fund të takimit të dyja palët shprehën gadishmërinë për të intensifikuar pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.