Sot më datë 17 Shkurt 2017 zv. Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Shezai Rrokaj zhvilloi në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës një takim pune me Ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Shqipërisë SH. T. Z. Mircea Perpelea dhe Rektorit të Shkollës Kombëtare të Shkencave Politike dhe Administratës Publike (SNSPA) në Rumani Prof. Dr. Remus Pricoprie
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi implementimin e marrëveshjes ndërinstitucionale në kuadër të Programit Erasmus+, midis Universitetit të Tiranës dhe Shkollës Kombëtare të Shkencave Politike dhe Administratës Publike (SNSPA), Bukuresht e cila është nënshkruar një muaj më parë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje Universiteti i Tiranës përfiton mundësi mobiliteti për të tre ciklet e studimit specifikisht 5 studentë për të tre ciklet së bashku për 5 muaj secili si edhe për trajnimin apo mësimdhënien e stafit akademik dhe administrativ, përkatësisht 4 anëtarë të stafit për trajnim dhe 4 anëtarë të tjerë të stafit për mësimdhënie. Gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e madhe që këto mobilitete sjellin për të dyja universitetet.
Në përfundim të takimit, Rektori i SNSPA dhe Ambasadori i Rumanisë shprehën gadishmërinë e tyre të plotë për rritjen dhe thellimin e mundësive të bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Shkollës Kombëtare të Shkencave Politike dhe Administratës Publike (SNSPA, edhe në kuadër të marrëveshjeve bilaterale të tjera ku gjeti gjithashtu mbështetjen maksimale të Prof. Dr. Shezai Rrokaj.