Të dhurojmë pak dashuri - UNIVERSITETI I TIRANËS

Të dhurojmë pak dashuri

Qendra e Karrierës, Universiteti i Tiranës përfundoi me sukses për të dytin vit radhazi nismën “Të Dhurojmë pak Dashuri”! Për 20 ditë me rradhë Zyrat e Karrierës UT hapën dyert për të pritur dhurata në: veshje, lodra, libra, vlera monetare etj. për familjet ne nevojë. I gjithë UT , mijra studentë, staf akademik dhe ai administrativ u sensibilizuan e iu bashkuan nismës sonë! Emocione të mëdha teksa prekëm nga afër realitetin fatkeq të 50 familjeve në Baldushk, Mumajes, Ali Dem, Uzina Traktor, Shkozë, Elbasan, Laknas, etj tek të cilat u përpoqëm të dhuronim pak ngrohtësi në festat e këtij fundviti. Falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që kontribuan për realizimin e kësaj nisme dhe në vecanti studentët vullnetar të qendrës së karrierës të cilët u treguan të palodhur përballë këtij misioni humanitar. Një eksperiencë që na la të kuptonim se vërtetë nuk bëjmë dot gjëra të mëdha por gjëra të vogla me dashuri të madhe!