Të vaksinohemi, rreziku është ende midis nesh - UNIVERSITETI I TIRANËS

Të vaksinohemi, rreziku është ende midis nesh

Në datën 11 tetor studentët do të nisin vitin e ri akademik. Por ende nuk ka një vendim sesi do të zhvillohet mësimi këtë vit, në auditore apo sërish në distancë, pra online. Çdo gjë do të varet nga situata e pandemisë, shkaktuar nga Covid 19.

Pavarësisht formës, në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dy pedagoge, Prof. Dr. Vjollca Karapici, Prof. As. Dr. Irena Bogdani dhe studentja Euxhena Jorgji, nuk do të jenë të pranishme. Ato janë ndër viktimat që Covid 19, ka shkaktuar në të gjithë vendin. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Dhori Kule dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, udhëhoqën një ceremoni për të përkujtuar dy prefesoresha dhe studenten, duke i përjetësuar ato me mbjelljen e tri pemëve ulliri në oborrin e fakultetit.

Rektori i Universitetit të Tiranës, shfrytëzoi këtë ceremoni për të përcjellë mesazhe në adresë të pedagogëve dhe studentëve. Ai theksoi se ky përkujtim, është edhe një kujtesë për të gjithë, se virusi nuk ka ikur, dhe se rreziku është ende i pranishëm. Ai u deklarua hapur në mbeshtetje të procesit të vaksinimit, si metoda më e mirë që ka shpikur deri tani shkenca, duke kundërshtuar teoritë konspirative apo predikimet mbi rreziqet e vaksinave.

“Unë nuk jam për vaksinimin e detyruar tha rektori Hoxha por të gjithë duhet të kuptojmë se liritë individuale nuk janë të paprekshme kur ato influencojnë në jetën e një komuniteti të gjërë dhe të tërë shoqërisë”.

Rektori deklaroi se të gjithë jemi të dëshiruar të zbresim sa më parë në auditore për tu rikthyer në procesin mësimor normal, me gjithatë ky vendim do tu takojë strukturave të specializuara të shëndetësisë që merren me menaxhimin e situatës së pandemisë.  

f6

Image 4 of 5