THIRRJE PËR APLIKIM - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR APLIKIM

THIRRJE PËR APLIKIM

Kurset Verore në Firence (Qershor 2026)

Universiteti i Tiranës në kuadër të bashkëpunimit me European University Institute (EUI) në Firenze, njofton se është hapur thirrja për aplikime për pjesëmarrje në EUI’s Centre for Media Pluralism and Media Freedom (CMPF), e cila ofron bursa për pjesëmarrje për Kurset Verore që do të zhvillohen në Firence, Itali, në datat 15-19 qershor 2026, me temë: Journalists and Media Practitioners.

Pjesëmarrësit do të zgjidhen direkt nga CMPF dhe vetëm një numër i kufizuar aplikantësh do të pranohen. Kandidatët e përzgjedhur do të marrin një heqje të tarifës përveç financimit Erasmus+ për të mbështetur pjesëmarrjen e tyre në kurs.

Kush mund të aplikojë

Thirrja është e hapur për kandidatë të avancuar në drejtësi dhe fusha të afërta të Universitetit të Tiranës, përfshirë:

  • Doktorantë (PhD)
  • Pedagogë dhe kërkues shkencorë
  • Staf administrativ

Programi ofron një mundësi të vyer për të ndjekur leksione të specializuara, për të marrë pjesë në diskutime akademike dhe për të shkëmbyer përvoja me ekspertë dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen drejtpërdrejt nga institucioni pritës (EUI).
Numri i vendeve është i kufizuar dhe vetëm një numër i përzgjedhur aplikantësh do të pranohen.

Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë:

  • Përjashtim nga tarifa e kursit nga EUI
  • Mbështetje financiare Erasmus+ për pjesëmarrjen në kurs

Mbështetja financiare (Erasmus+)

Për studentët

  • 79 € / ditë
  • +100 € shtesë (për kategorinë fewer opportunities, nëse aplikohet)
  • 275 € mbështetje për udhëtimin
  • Kupona për drekë dhe coffee breaks gjatë gjithë periudhës së kursit

Për stafin

  • 160 € / ditë
  • 275 € mbështetje për udhëtimin
  • Kupona për drekë dhe coffee breaks gjatë gjithë periudhës së kursit

Akomodimi

EUI bashkëpunon me Convent of San Domenico Guesthouse, një strukturë akomodimi pranë kampusit, e cila ofron dhoma me çmim preferencial: 40 € / natë

Përparësi për akomodim mund t’u jepet studentëve PhD.

I gjithë aplikimi kryhet online:

https://rscas.eu/view-form/application-form-cmpf-summer-school-2026/

Afati i aplikimit: 15 mars 2026

Më shumë informacion:

https://cmpf.eui.eu/course/2026-summer-school-for-journalists-and-media-practitioners/

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes