Thirrje për aplikim për bursa studimi në FRANCË - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për aplikim për bursa studimi në FRANCË

Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Programi Erasmus +, shtyhen thirrjet për të ndjekur një vit akademik për studime pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d’Administration des Entreprises, IAE), dhe Fakultetin e Shkencave Ekonomike për vitin akademik 2023-2024.

 

  • Shtyhet thirrja për aplikim për 10 (dhjetë) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), programet në gjuhën franceze, Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2023-2024.
  • Shtyhet thirrja për aplikim për 2 (dy) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), programet në gjuhën angleze, në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2023-2024.
  • Shtyhet thirrja për aplikim për 3 (tre)bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në gjuhën franceze, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike (Faculte des Sciences Economique), në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2023-2024.

Komisioni Erasmus + i Universitetit të Tiranës, do të bëjë përzgjedhjen e studentëve përfitues të këtyre bursave, bazuar në këto kritere:

  1. Aplikantë duhet të jenë studentë të regjistruar në programet e studimit të të gjitha profileve pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës;
  2. Aplikantët duhet të jenë aktualisht në vitin e tretë Bachelor ose në nivelin Master;
  3. Pranohen aplikime nga studentët e të gjitha degëve të Fakultetit të Ekonomisë;
  4. Aplikuesit duhet të kenë mesatare të studimeve të nivelit bachelor mbi notën 8 (tetë);

5.1. Të njohin gjuhën frënge, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për thirrjet ku programi i studimit në universitetin pritës ofrohet në gjuhën frënge);

5.2. Të njohin gjuhën angleze, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për thirrjen ku programi i studimit në universitetin pritës ofrohet në gjuhën angleze);

Niveli i gjuhës frënge të çdo aplikanti do të testohet edhe nga një pedagog i Institutit të Administrimit të ndërmarrjeve të Universitetit të Poitiers, që pritet të mbrijë në FEUT, në muajin mars 2023.

  1. Të shprehin interesin duke aplikuar deri më datën 03 shkurt 2023, pranë Sektorit të Marrëdhenive me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Dokumentat që duhet të përmbajë dosja e çdo studenti aplikues janë:

  1. Një kërkesë në trajtën e Letrës së Motivimit (gjysëm faqe deri një faqe, ne shqip dhe frengjisht, ose anglisht, sipas thirrjes, ku të jenë shpjeguar arsyet pse dëshironi të aplikoni për të studiuar në Francë dhe cilat janë objektivat që dëshironi të arrini);
  2. CV në gjuhën shqipe dhe në frengjisht ose anglisht sipas thirrjes;
  3. Fotokopje e Pasaportës;

4.Vërtetim studenti nga shërbimi i sekretarisë së FEUT;

5.a. Për studentët e Masterit, listë e notave të studimeve bachelor;

5.b Për studentët e Bachelorit listë notash;

6.1 Certifikatë e gjuhës frënge, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjeve në gjuhën frenge).

6.2 Certifikatë e gjuhës angleze, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes në gjhën angleze) dhe me njohje të çdo niveli të gjuhës frënge.

Në një fazë të dytë aplikantët do t’i nënshtrohen një testi akademik nga personel i IAE-së në Universitetin e Poitiers, që do të konsiderohet si testi final dhe pranimi zyrtar si student i regjistruar në universitetin pritës.

Afati për aplikim: 03 shkurt 2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!