Thirrje për aplikime: Programi Community Solutions 2027
Publikuar më 6 nëntor 2026
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar Universitetin e Tiranës për hapjen e thirrjes për aplikime në kuadër të programit Community Solutions 2027, me afat aplikimi 24 nëntor 2026.
Ky program i ofron personelit akademik dhe ish-studentëve (alumni) të Universitetit të Tiranës, të moshës 27–39 vjeç, me përvojë në fushat e sipërmarrjes, inovacionit, turizmit, tregtisë dhe zhvillimit ekonomik vendor, mundësinë për të marrë pjesë në një program shkëmbimi profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Programi përfshin një praktikë profesionale 12-javore pranë një organizate amerikane, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për zhvillim profesional, shkëmbim përvojash dhe zgjerim të rrjeteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Informacioni i detajuar mbi programin, kriteret e pjesëmarrjes dhe procedurat e aplikimit gjendet në linkun e aplikimit:
https://www.irex.org/program/community-solutions-program-application-information
