Thirrje për Bashkëpunëtorë/ekspertë GOVTECH - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për Bashkëpunëtorë/ekspertë GOVTECH

 

Thirrje për Bashkëpunëtorë/ekspertë

 

Hyrje

 

Universiteti i Tiranës në përmbushje të detyrimeve kontraktuale të rrjedhura nga Kontrata e Shërbimit Nr. 2448/1 Prot., datë 10.07.2026, me palë Universitetin e Tiranës dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar lidhur me realizimin e shërbimeve të ekspertizës në zbatim të “Planit të implementimit dhe të monitorimit të performancës për laboratorët Smart”, projekti GOVTECH, me objektivat specifike: “Kryerja e vlerësimeve të bazuar me post-test të nxënësve që përfunduan klasën e tretë në vitin shkollor 2025-2026 (aktiviteti 2.14.2, shtojca 1) është i nevojshëm angazhimi i ekspertëve të jashtëm për përmbushjen e detyrës në lidhje me administrimin dhe koordinimin nëpër shkolla të procesit të vlerësimit të bazuar me post-test të nxënësve që përfunduan klasën e tretë në  vitin shkollor 2025-2026 që do të realizohet brenda muajit shtator 2026.

 

Kualifikimi i kërkuar:

Ekspertët duhet:

–           Të zotërojë diplomë universitare të ciklit të dytë të studimeve (“Master i Shkencave” /”Master Profesional”

–          Të ketë eksperiencë në organizim dhe administrim procesesh vlerësimi në institucione arsimore.

–          Të ketë eksperiencë në projekte dhe veprimtari që lidhen me zhvillimin profesional të mësuesve në arsimin parauniversitar.

–          Të zotërojë gjuhën angleze.

Kërkesa të tjera:

–          Gadishmëri për punë gjatë fundjavave.

–          Gadishmëri për të lëvizur jashtë Tiranës.

–          Aftësi të mira bashkëpunuese dhe komunikuese.

–          Aftësi të spikatura për punën në grup.

Raportimi

Raportimi do të zhvillohet në përputhje me përmbushjen e kritereve të performancës në kontratën e shërbimit me nr. 2448/1 prot., datë 10.07.2026 për realizimin e shërbimeve të ekspertizës në zbatim të “Planit të implementimit dhe të monitorimit të performancës për laboratorër Smart”, dhe të shtojcës 1 (aktiviteti 2.14).

Pagesa

Pagesa e ekspertëve që do të angazhohen në përmbushjen e detyrave të parashikuara në kuadër të kësaj thirjeje do të realizohet në përputhje me përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 120, datë 27.01.1997 “Për shpërblimin e autorëve të veprave shkencore, teksteve shkollore dhe materialeve të tjera të dokumentacionit shkollor”. Shuma përkatëse do të llogaritet mbi bazën e natyrës së kontributit të dhënë dhe në përputhje me nenet përkatëse të këtij vendimi.

Forma e Aplikimit

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë:

–          CV sipas formatit EuroPass;

–          Kërkesë ku eksperti duhet të japë motivimin, se pse është kandidati më i përshtatshëm për këtë konsulencë;

–          Letër motivimi ku të argumentohet interesi dhe gadishmëria për përmbushjen e detyrës;

–          Fotokopje e diplomave dhe dëshmive/certifikatave të kualifikimit;

–          Fotokopje e pasaportë/kartë identiteti;

Dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet i skanuar në adresën:

 zhvillimmesues.govtech@unitir.edu.al.

Afati i aplikimit deri më 11 Shtator 2026.

 

Uni Education by Shark Themes