Thirrje për Bashkëpunëtorë të jashtëm në kuadër të zbatimit të kontratës së shërbimit për realizimin e shërbimeve të ekspertizës në zbatim të “Planit të implementimit dhe të monitorimit të performancës për laboratorët Smart”, projekti GOVTECH - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për Bashkëpunëtorë të jashtëm në kuadër të zbatimit të kontratës së shërbimit për realizimin e shërbimeve të ekspertizës në zbatim të “Planit të implementimit dhe të monitorimit të performancës për laboratorët Smart”, projekti GOVTECH

Thirrje për Bashkëpunëtorë

 

Hyrje

 

Universiteti i Tiranës në përmbushje të detyrimeve kontraktuale të rrjedhura nga Kontrata e Shërbimit Nr. 2448/1 Prot., datë 10.07.2026, me palë Universitetin e Tiranës dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar lidhur me realizimin e shërbimeve të ekspertizës në zbatim të “Planit të implementimit dhe të monitorimit të performancës për laboratorët Smart”, projekti GOVTECH, me objektivat specifike: Ngritja e kapaciteteve menaxhuese të drejtorëve të shkollave dhe punonjësve digjitalë për përdorimin e SmartLab-eve; Zbatimi i kurrikulës TIK dhe vlerësimi i rezultateve të nxënësve në lëndën TIK për klasat I-III dhe zhvillimi profesional i mësuesve të lëndës TIK; Zbatimi i aftësive digjitale në lëndët e tjera dhe zhvillimi profesional i mësuesve të arsimit fillor, kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë të jashtëm në cilësinë e ekspertit.

 

Detyrat

 

Eksperti pritet të bashkëpunojë për përmbushjen e detyrave të mëposhtëme:

Korrigjimin e testeve, vlerësim i nxënësve të klasave të treta me post-test, ndërmjet një instrumenti sipas nivele të arritjes për vitin shkollor 2025-2026.

 

Kualifikimi i kërkuar për ekspertët në këtë thirrje:

 

-Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e mësuesisë.

-Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në arsimin parauniversitar.

-Të ketë eksperiencë në organizim dhe administrim procesesh vlerësimi në shkollë.

-Të ketë njohuri mbi kurrikulën e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe të Komukimit në arsimin fillor.

-Të ketë eksperiencë në fushën e vlerësimit në klasë.

-Të ketë eksperiencë në projekte dhe veprimtari që lidhen me zhvillimin profesional të mësuesve në arsimin parauniversitar.

-Të jetë Mësues i kualifikuar të paktën me vlerësimin “Shumë Mirë” në nivelet e kualifikimit.

-Të zotërojë gjuhën angleze.

 

Kërkesa të tjera:

 

-Gadishmëri për punë gjatë fundjavave.

-Gadishmëri për të lëvizur jashtë Tiranës.

-Zotërim i aftësive për përdorimin e paketës Microsoft Office dhe platformës G-Suite.

-Aftësi të mira bashkëpunuese dhe komunikuese.

-Aftësi të spikatura për punën në grup.

 

Forma e Aplikimit:

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë:

 

-CV sipas formatit EuroPass;

-Kërkesë ku eksperti duhet të japë motivimin, se pse është kanditati më i përshtatshëm për këtë konsulencë;

-Letër motivimi ku të argumentohet interesi dhe gadishmëria për përmbushjen e detyrës;

-Fotokopje e diplomave dhe dëshmive/certifikatave të kualifikimit;

-Fotokopje e pasaportës/kartë identiteti;

-Dëshmi penaliteti.

 

Dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet i skanuar në adresën:zhvillimmesues.govtech@unitir.edu.al 

 

Afati i aplikimit deri më 31 gusht 2026.

Uni Education by Shark Themes