Thirrje për projekte AUF gjatë muajit Janar - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për projekte AUF gjatë muajit Janar

Universiteti i Tiranës ju informon se thirrjet e hapura për projekte nga AUF-ja gjatë muajit janar janë si më poshtë:
 
  1. Thirrje rajonale për aplikime 2021 – Mobilitete per praktikë profesionale ndërkombëtare
 
Studentët frëngjishtfolës nga institucionet anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore janë të ftuar të aplikojnë në mënyrë që të përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre në botën profesionale, me qëllim integrimin e tyre profesional.
Thirrja për aplikime është e hapur nga 22 janar deri më 22 mars 2021.
 
– Mobiliteti i praktikës profesionale jepet për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj dhe duhet te kryhet midis 15 prillit dhe 17 dhjetorit 2021;
– Praktika duhet të jetë pjesë e kursit universitar të kandidatit;
– Kandidati duhet të identifikojë një strukturë pritjeje jashtë vendit të tij të origjinës me gjuhën e punës në frëngjisht dhe të pranohet prej tij;
– Mobiliteti mbulon transportin maksimal, pagesen mujore dhe sigurimin shëndetësor.
 
*Konsultohuni me dokumentin e prezantimit të mobilitetit të praktikës profesionale 2021 në linkun e mëposhtëm.
 
Plotësoni formularin (online) në faqen:
http://formulaires.auf.org/: Appels d’offres en cours – Mobilités de stage professionnel 2021 (Europe centrale et orientale)
 
Për më shumë detaje klikoni ne linkun:
 
https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-regional-candidatures-2021-mobilites-de-stage-professionnel/?fbclid=IwAR0Mu7AMwYoT-Mo_4Ptlw0A179BGKYfo9xKXkZ28GXRPUiwkXOUgN8ZHPwg
 
  1. Bursa për kërkim doktoral dhe post-doktoral “Eugen Ionescu”  – thirrje për aplikime 2021
 
Programi “Eugen Ionescu” u mundëson studiuesve nga vendet anëtare ose vëzhguese të OIF ??dhe Algjerisë, nga institucionet e arsimit të lartë anëtarë të AUF;  mobilitete kërkimore 3-mujore në një nga 28 institucionet e arsimit të lartë në Rumani.
Thirrja ndërkombëtare për aplikime është e hapur deri më 28 Mars 2021 (ora 11:00 me kohën e Bukureshtit, GMT + 2).
 
Procedurat e aplikimit:
Duhet të kihet parasysh se paraqitja e një aplikimi për programin e bursave “Eugen Ionescu” është një proces që përfshin dy hapa thelbësorë:
1 – Para-regjistrimi në program kërkon marrjen e një çertifikate pranimi nga universiteti rumun që kandidati ka zgjedhur dhe ku duhet të dërgojë një dosje para-regjistrimi;
2-Dorëzimi i aplikimit në AUF: secili kandidat duhet të plotësojë një dosje aplikimi online.
Afati i fundit i dorëzimit është 28 Mars 2021, ora 11:00 pasdite me orën e Bukureshtit (GMT + 2).
Për më shumë detaje klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/bourses-de-recherche-doctorale-et-postdoctorale-eugen-ionescu-appel-candidature-2021/?fbclid=IwAR0mIHi3wPc3EF91PN2LGz6-8W1La1lCVJaq6mFnPPM52WjlwAFBLo20_30
 
 
  1. Mbështetje për lektorë të gjuhes frënge – Thirrje për shprehje interesi 2021
 
Kjo thirrje u drejtohet universiteteve që janë anëtare të AUF-së në Evropën  Qendrore dhe Lindore, që ofrojnë formime pjesërisht ose plotësisht frëngjisht dhe që dëshirojnë të perforcojnë cilesinë e formimeve gjuhësore për studentët.
Thirrja është e hapur nga 20 janari deri më 31 mars 2021.
Dokumentet e referencës:
-Prezantimi i thirrjes
-Formulari i aplikimit online në forma.auf.org.
 
Afati i fundit: 31 Mars 2021
 
Kontakt: formacioni-eco@auf.org
 
Për dosjen e aplikimit klikoni në:
https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/soutien-au-dispotitif-de-francais-visee-professionnelle-appel-manifestation-dinteret-2021/?fbclid=IwAR3XwxK8CML21zLW-Py3JgeFhwO1CfupWkLG5smapp-97dFTxIeQKKmYTj0
 
Universiteti i Tiranës ju uron suksese!