THIRRJE PËR STUDENT DOKTORATURE
Për përgatitjen e një “Policy Paper” në fushën e Zhvillimit
Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Università degli Studi di Pavia (Itali), në kuadër të projektit “Promoting Sustainable Human Development through the Consolidation and Expansion of the Cooperation and Development Network: Cooperating in Higher Education to Cooperate for Development” fton studentë të ciklit të tretë të studimeve të doktoratës në Universitetin e Tiranës për të përgatitur një policy paper në fushën e Zhvillimit (Development Studies).
- Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij punimi është analiza dhe propozim i politikave efektive në lidhje me çështje kyçe të zhvillimit ekonomik, social, ligjor etj., duke u bazuar në literaturën dhe praktikat më të fundit kërkimore.
- Detyrat e doktorantit
- Realizimi i një analize të thelluar tematike mbi një problematikë të zgjedhur në fushën e zhvillimit.
- Hartimi i rekomandimeve të bazuara në të dhëna dhe argumente të forta.
- Dorëzimi i një policy paper-i të strukturuar në përputhje me kërkesat akademike.
- Kriteret e përzgjedhjes
- Studenti duhet të jetë i regjistruar aktualisht në ciklin e tretë të studimeve të doktoratës në Universitetin e Tiranës, në një nga fushat e shkencave ekonomike, sociale, juridike apo fusha të ngjashme, dhe të ketë statutin e studentit të UT-së edhe në momentin e pranimit të punimit nga Komiteti Drejtues i projektit.
- Eksperiencë e mëparshme kërkimore, me fokus në tematika zhvillimi ose politika publike.
- Aftësi të shkëlqyera në shkrimin akademik në shqip dhe anglisht.
- Njohuri të thelluara mbi teoritë dhe praktikat e zhvillimit.
- Kapacitete analitike dhe kritike për të përpunuar literaturë dhe të dhëna.
- Përzgjedhja do të bëhet me dosje dhe intervistë.
- Modalitetet e angazhimit
- Kohëzgjatja e angazhimit: 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
- Pagesa: 3.000 euro me dorëzimin e produktit dhe pranimin nga partnerët ndërkombëtarë të projektit.
- Raportim periodik te punës së tij në përputhje me kalendarin e miratuar paraprakisht nga Komiteti Drejtues i projektit.
- Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
- CV e përditësuar.
- Letër interesi ku përshkruhet përvoja dhe motivimi për këtë angazhim.
- Letër rekomandimi për mundësinë e kandidatit për realizimin në kohë të punimit.
- Kopje e diplomës së Masterit dhe certifikatave të tjera përkatëse.
- Studime të punimeve të mëparshme (nëse ka).
- Vërtetim që është student në programin e doktoratës në Univeristetin e Tiranës.
- Afati dhe dorëzimi i kërkesës për aplikim
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në adresën e emailit: aicsproject@unitir.edu.al, me subjekt: “Aplikim për Policy Paper – Student Doktorature”, brenda datës 15.05.2026.
