Thirrje për studentët e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për studentët e Universitetit të Tiranës

Thirrje për studentët e Universitetit të Tiranës

“All Colors of UNINOVIS” – Konkurs fotografie

Universiteti i Tiranës fton studentët të marrin pjesë në konkursin fotografik “All Colors of UNINOVIS – Photo Contest”, një nismë e aleancës UNINOVIS që synon të promovojë identitetin, frymën dhe ngjyrat e universiteteve partnere.

Nga data 8 deri më 30 qershor, studentët mund të realizojnë një fotografi që pasqyron ngjyrën, identitetin, atmosferën dhe jetën universitare në kampusin e tyre, për të pasur mundësinë të fitojnë 3 muaj Spotify Premium.

Si të merrni pjesë:

  • Të jeni student/e i/e regjistruar në një universitet partner të UNINOVIS;
  • Të ndiqni faqen zyrtare @uninovis.eu në Instagram;
  • Të publikoni fotografinë tuaj në mënyrë publike në Instagram;
  • Të etiketoni @uninovis.eu;
  • Të përdorni hashtag-un #captureuninovis;
  • Të dorëzoni aplikimin tuaj brenda datës 30 qershor.

Fotografia duhet të jetë origjinale, e realizuar nga vetë pjesëmarrësi, dhe të reflektojë ngjyrën, identitetin ose frymën e universitetit. Lejohet vetëm editim bazik, si prerje, ndriçim apo korrigjim i ngjyrave.

Fotografitë do të vlerësohen bazuar në kreativitetin, cilësinë vizuale, rrëfimin artistik dhe lidhjen me identitetin universitar.

Përfaqësoni Universitetin e Tiranës dhe tregoni ngjyrën e kampusit tuaj!


Shiko njoftimin në Instagram

Uni Education by Shark Themes