Turi EURAXESS vjen në Shqipëri - UNIVERSITETI I TIRANËS

Turi EURAXESS vjen në Shqipëri

Këtë vit turi EURAXESS viziton 34 qytete në 16 shtete dhe do të organizojë evente në bashkëpunim me universitete të ndryshme, një ndër to me Universitetin e Tiranës.

EURAXESS ju mundëson:

  • Informacion mbi mundësit e punësimit dhe financimit
  • Zhvillim të karrierës personale
  • Si të hartoni dhe përmirësoni CV tuaj
  • Informacion mbi procedurat e marrjes së vizave
  • Pjesëmarrje në seanca interaktive, workshope, konferenca dhe tavolina diskutimi

EURAXESS në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, organizon një seancë informuese, në datën 16 Tetor 2015, pranë ambienteve të Universitetit Politeknik.

Komisioni Europian lançon në 5 Tetor 2015 në Bruksel një fushatë informuese pan-Europiane për të ndihmuar kërkuesit të marrin këshilla karriere dhe të punojnë nëpërmjet iniciativës EURAXESS. Fushata dy mujore, me një prezencë të lartë në mediat sociale, pritet të arrij rreth 100,000 studentë dhe kërkues të rinj.

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni këto adresa:

http://bit.ly/1Nre5zq

www.facebook.com/EURAXESS.OnTour

www.euraxess.org 

@EURAXESS_OnTour (Twitter)