Twinning to boost the scientific and innovation capacity of the Universiteti i Tiranes to develop sustainable nanosensors for water pollution detection- SUSNANO - UNIVERSITETI I TIRANËS

Twinning to boost the scientific and innovation capacity of the Universiteti i Tiranes to develop sustainable nanosensors for water pollution detection- SUSNANO

Titulli: Twinning to boost the scientific and innovation capacity of the Universiteti i Tiranes to develop sustainable nanosensors for water pollution detection- SUSNANO

Referencë: 101059266

Programi: HORIZON EUROPE

Data e fillimit të projektit: 1 shtator 2022

Kohëzgjatja e projektit: 36 muaj

Kordinator i projektit: Universiteti i Tiranës.

Partnerë:

  • Fundació Institut Català de Nanociència i Nanotecnologia,
  • Univerzita Palackého v Olomouci;
  • Intelligentsia Consultants Sàrl.

Qëllimi kryesor i projektit SUSNANO është të rrisë nivelin shkencor dhe kapacitetin inovativ për pregatitjen e nanosensorëve të qëndrueshëm për përcaktimin e ndotjes së ujit nga Universiteti i Tiranës (UT) nëpërmjet binjakëzimit me partnerë shumë të kualifikuar të fushës.

Për të arritur këtë projekti SUSNANO do të zbatojë një strategji kërkimi dhe inovacioni gjatë një periudhe 3 vjeçare bazuar në objektivat e mëposhtëme:

  • Kryerja e kërkimit shkencor mbi nanosensorët e qëndrueshëm për të zbuluar ndotjen e ujit në Shqipëri duke zhvilluar nanosensorë inovativë të qëndrueshëm për zbulimin e metaleve të rëndë, pesticideve dhe antibiotikëve. Sensorët e pregatitur do të testohen në mostra reale për të ofruar një vlerësim mjedisor të lumenjve dhe liqeneve në Shqipëri në lidhje me këto ndotje.
  • Shkëmbim i njohurive ndërmjet kërkuesve shkencorë me përvojë të Universitetit të Tiranës dhe partnerëve më të specializuar të projektit. Kjo do të realizohet nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve afatshkurtëra të stafit, trajnimeve dhe seminareve për të mundësuar realizimin e kërkimit shkencor të parashikuar.
  • Zgjerim i perspektivave të karrierës së kërkuesve shkencorë më të rij të Universitetit të Tiranës dhe të partnerëve të projektit. Kjo do të realizohet nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve afatshkurtëra dhe afatmesme, seminareve dhe trajnimeve, shkollave verore dhe programeve të përbashkëta të doktoratave.
  • Përmirësimi i kapacitetit menaxhues dhe kapacitetit administrativ të UT-së në lidhje me programet evropiane të kërkimit dhe zhvillimit. Kjo do të synojë përmirësimin e aftësive të Drejtorisë së Kërkimeve Shkencore, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë të UT-së për përgatitjen, menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e inovacionit për programet evropiane të financimit të K&ZH.
  • Ngritja e profilit kërkimor të UT-së dhe partnerëve të projektit. Qëllimi është të rritet profili i kërkimit dhe reputacioni shkencor i UT-së dhe partnerëve të projektit përmes një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse, komunikimit dhe informimit.