"Unë, autor" - UNIVERSITETI I TIRANËS

“Unë, autor”

“Student Talks” organizoi më 22 Prill tek Qendra Rinore Tiranë, një aktivitet me fokus studentët. “Unë, autor” mblodhi së bashku autorë të rinj, të cilët promovuan veprat e tyre para publikut dhe profesionistëve të fushës. Synimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtën e autorit, dhe e bashkëpunimit midis krijuesve të rinj.

Studentët u paraqitën me piktura ku shfaqej bukuria e gruas, me foto ku dukej perëndimi i diellit, me filma rinorë por shumë artistikë, me poezi për dashurinë, me libra me kujtime, me përkthime të shkëlqyera, etj. Nuk kishte vetëm shumëllojshmëri në këtë aktivitet, por më tepër cilësi, art, dhe mbi të gjitha, shumë dashuri për veprat e tyre.

“Unë, autor” mblodhi krijuesit e rinj, të cilët treguan se të rinjtë kanë talent, por duhen mbështetur, si dhe u ndërgjegjësuan të gjithë mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorit.