Universiteti i Padovas 2021 në Itali ka informuar mbi hapjen e edicionit të tretë të thirrjes STARS.
Thirrjet e Granteve STARS synojnë financimin e projekteve individuale dy-vjeçare të kërkimit të cilat mund të paraqiten në cdo fushë kërkimi. Kandidatët mund të propozojnë një projekt në një nga 27 fushat e kërkimit shkencor, të cilin Universiteti i Padovas i ka grupuar në tre makro fusha që korrespondojnë me tre fushat kërkimore të Shkencave Fizike dhe Inxhinierike, Shkencat Sociale dhe Shkencat Humane.
Qëllimi kryesor është rritja e pjesëmarrjes së Universitetit në thirrjet konkurruese ndërkombëtare, në vecanti ato ERC (European Research Council).Kërkuesit e suksesshëm (Principal Investigators), pasi të regjistrohen në programin STARS 2021, janë të angazhuar të paraqesin aplikimin në ERC (European Research Council).
Thirrja për propozime është e hapur për kërkuesit (Principal Investigators) të çdo moshe dhe kombësie, të cilët dëshirojnë të ndjekin kërkime në një nga 32 Departamentet e Universitetit të Padovës dhe të cilët janë në gjendje të demonstrojnë natyrën inovative, ambicien dhe realizueshmërinë e hulumtimi i propozuar
Buxheti i projekteve STARS përfshin një shumë që mbulon kostot e hulumtimit, e cila varet nga fusha shkencore e propozimit (shuma për dy vjet maksimumi parashikohet në vlerën 80.000 €
Thirrja do të hapet në 11 Janar 2021 dhe do të mbyllet në 12 Prill 2021. Për më tepër informacion lutemi referojuni materialit bashkëlidhur.