Universiteti i Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për kërkimin shkencor dhe inovacionin - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Universiteti i Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Universiteti i Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të avancuar kërkimin shkencor, inovacionin dhe ndërtimin e kapaciteteve në fushën e kontrollit, kultivimit dhe përpunimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.

Ky partneritet synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, hartimin e strategjive dhe politikave kombëtare sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe organizimin e aktiviteteve akademike, trajnimeve dhe konferencave shkencore.

Me këtë bashkëpunim, Universiteti i Tiranës rikonfirmon angazhimin e tij për të mbështetur shkencën dhe inovacionin, duke u pozicionuar si një aktor kyç në zhvillimin e njohurive dhe politikave publike në sektorët strategjikë të vendit.