Universiteti i Tiranës i bashkohet deklaratës së përbashkët për rëndësinë e Aleancave të Universiteteve Evropiane - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës i bashkohet deklaratës së përbashkët për rëndësinë e Aleancave të Universiteteve Evropiane

Universiteti i Tiranës i bashkohet deklaratës së përbashkët për rëndësinë e Aleancave të Universiteteve Evropiane

Universiteti i Tiranës është një nga 271 institucionet e arsimit të lartë nga 30 vende evropiane që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët “Për njohjen e qartë të Aleancave të Universiteteve Evropiane si shtylla të konkurrueshmërisë, sovranitetit dhe aftësive të Evropës”.

Përmes kësaj deklarate, institucionet nënshkruese i bëjnë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian që të njohin në mënyrë të qartë rolin e Aleancave të Universiteteve Evropiane në Kornizën Financiare Shumëvjeçare 2028–2034 dhe në Fondin Evropian për Konkurrueshmërinë.

Nënshkrimi i kësaj deklarate nga Universiteti i Tiranës dëshmon angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të hapësirës evropiane të arsimit të lartë dhe për promovimin e rolit të universiteteve në zhvillimin e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe aftësive.


Lexo më shumë këtu →

Uni Education by Shark Themes