Shoqata Universiteteve Evropiane i drejtohet të gjithë universiteteve europiane për t’u solidarizuar në ndihmë të viktimave të sulmit makabër në Universitetin Garissa në Kenia, ku humbën jetën 147 studentë të pafajshëm dhe duke lënë të paktën 79 njerëz të plagosur. Kjo thirrje solidarizimi vijon apelin njerëzor për të ndaluar të gjithë aktet e dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe lirive akademike.
Universiteti i Tiranës, si anëtare e Shoqatës të Universiteteve Evropiane i bashkohen kësaj nisme solidare duke mbajtur një minutë heshtje në të gjithë fakultetet e saj,
ditën e hënë datë 27 Prill 2015, ora 12:00
për studentët e vrarë më 2 prill të këtij viti në Kenia.
Në mbështetje të kësaj thirrje, EUA riafirmon besimin e tij se çdo akt i dhunës ose sulmit mbi arsimin bie ndesh me vlerat themelore universitare të lirisë së mendimit dhe të shprehjes, tolerancës dhe autonomisë, minon ambiciet dhe të drejtën themelore të çdo personi për të fituar kualifikimet dhe për të dhënë një kontribut për kombin e tij, shoqërinë dhe botën.
Sulmet mbi universitetet, studentët dhe studiuesit dobësojnë ose prishin lirinë akademike dhe kanë një ndikim shkatërrues në hulumtim, mësimdhënie dhe qasjen në arsim. Ato pengojnë zhvillimin afatgjatë të shoqërisë. Prandaj, mbrojta e lirisë dhe sigurisë së universiteteve dhe komuniteteve universitare është jetik në sigurimin e përparimit të njohurive dhe zhvillimin kulturor dhe shkencor të njerëzimit.
Ndjekja e njohurive nuk ka kufij dhe universitetet kapërcejnë kufinjtë gjeografikë dhe politikë. Në përputhje me miratimin e parimeve të saj, Koalicioni Global për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet, EUA bën thirrje universiteteve në të gjithë Evropën dhe më gjerë për t’u solidarizuar, duke dënuar sulmet e fundit dhe çfarëdo forme tjetër të dhunës ndaj arsimit. Ajo bën apel të mëtejshëm për komunitetin ndërkombëtar për të marrë masa për të mbrojtur universitete nga sulmet dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen.