Universiteti i Tiranës zgjeron aksesin në burimet shkencore ndërkombëtare përmes platformave Elsevier
Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Elsevier, ka aktivizuar aksesin në distancë për platformat shkencore ScienceDirect, Scopus dhe Scopus AI, duke ofruar mundësi të reja për personelin akademik, kërkuesit shkencorë, doktorantët dhe studentët për të shfrytëzuar burimet më të avancuara të informacionit shkencor ndërkombëtar.
Përveç aksesit përmes IP-ve institucionale të Universitetit të Tiranës, përdoruesit mund t’i përdorin këto platforma edhe në distancë, duke u identifikuar me adresën e tyre zyrtare institucionale @unitir.edu.al, pavarësisht vendndodhjes së tyre dhe pa qenë të lidhur me rrjetin institucional të universitetit.
Si të aktivizoni aksesin në distancë?
Për të përdorur shërbimin, ndiqni hapat:
-
Vizitoni platformën përkatëse:
- ScienceDirect: https://www.sciencedirect.com
- Scopus: https://www.scopus.com
- Zgjidhni opsionin Sign In / Register.
- Regjistrohuni ose identifikohuni duke përdorur adresën tuaj zyrtare institucionale @unitir.edu.al.
- Gjatë hyrjes së parë, Elsevier do të dërgojë në adresën tuaj institucionale një kod verifikimi njëpërdorësh (One-Time Passcode).
- Pas verifikimit të adresës së email-it, llogaria juaj do të lidhet me abonimin institucional të Universitetit të Tiranës dhe do të mund të aksesoni burimet shkencore edhe nga çdo vend.
Përfitimet nga krijimi i një llogarie personale Elsevier
Përmes një llogarie personale, përdoruesit mund të përdorin funksionalitete shtesë, si:
- ruajtja e kërkimeve (Saved Searches);
- krijimi i njoftimeve automatike (Alerts) për publikime të reja;
- monitorimi i citimeve;
- personalizimi i profilit të autorit dhe analizave bibliometrike;
- përdorimi i funksionaliteteve të avancuara të Scopus AI.
Burime dhe materiale udhëzuese
Për udhëzime të detajuara mbi aksesin dhe përdorimin e platformave, konsultoni materialet e mëposhtme:
- 📘 Manual për aksesin në Scopus, Scopus AI dhe ScienceDirect:
📘 Udhëzim mbi aksesin dhe detyrimet e përdoruesve:
Udhezim mbi aksesin dhe detyrimet qe kane perdoruesit.pdf - 🌐 Akses institucional në Scopus dhe Scopus AI:
unitir.edu.al/scopus-dhe-scopus-ai - 🌐 Akses online – Burimet dhe bibliotekat online të Universitetit të Tiranës:
unitir.edu.al/aksesi-online - 🌐 Universiteti i Tiranës siguron akses provë në platformën ScienceDirect Freedom Collection:
unitir.edu.al – ScienceDirect Freedom Collection
Universiteti i Tiranës inkurajon të gjithë personelin akademik, kërkuesit shkencorë, doktorantët dhe studentët të shfrytëzojnë sa më gjerësisht këto burime shkencore, të cilat kontribuojnë në forcimin e kërkimit shkencor, rritjen e cilësisë së publikimeve akademike dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të veprimtarisë kërkimore të Universitetit të Tiranës.
