Universiteti i Tiranës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Azerbajxhanin! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Azerbajxhanin!

Universiteti i Tiranës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Azerbajxhanin!

Universiteti i Tiranës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me të parin universitet në Azerbajxhan. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, dhe Prof. Anar Naghiyev, Rektor i Universitetit Sllav të Baku-së.

Ky partneritet i ri hap rrugën për shkëmbime akademike të stafit dhe studentëve, zhvillimin e diplomave të përbashkëta, organizimin e konferencave dhe aktiviteteve shkencore e kulturore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore ndëruniversitare.

Universiteti Sllav i Baku-së, një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Azerbajxhan, ofron mbi 90 programe studimi në fusha të ndryshme dhe ka një profil të gjerë ndërkombëtar.

Ky bashkëpunim i ri përfaqëson një hap strategjik drejt zgjerimit të rrjetit ndërkombëtar të UT-së dhe forcimit të marrëdhënieve akademike me rajonin e Kaukazit.