Urimi i Rektorit Prof. Dr. Artan Hoxha me Rastin e Festave të Fundvitit – UNIVERSITETI I TIRANËS

Urimi i Rektorit Prof. Dr. Artan Hoxha me Rastin e Festave të Fundvitit

Të nderuar kolegë dhe të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,

Viti që po lëmë pas ka qënë një vit i vështirë dhe me plot sfida të cilat arritëm t’i përballojmë falë përkushtimit dhe vullnetit të përbashkët.

Ky vit dëshmoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes nesh, me institucionet e tjera të arsimit të lartë, me partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë si dhe me shoqërinë në tërësi.

Ndërsa i afrohemi fundit të këtij viti më lejoni të falenderoj gjithësecilin prej jush për kontributin e çmuar që keni dhënë në realizimin e veprimtarisë së UT-së dhe mbetem me besimin që e ardhmja do jetë më e mirë dhe me më shumë suksese në përmbushje të misionit që Arsimi i Lartë ka.

Qoftë 2021 një vit i mbarë, plot shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.

Gëzuar Festat e Fundvitit!

Rektori

Artan Hoxha