Universiteti i Tiranës dëshmohet si institucioni më i madh dhe më profesional i Arsimit të Lartë në Shqipëri. Aftësia dhe kapacitetet e tij intelektuale dhe akademike, e rendisin atë sërish në vendin e parë, për numrin e projekteve të fituara në kuadër të programit “Erasmus +”.
Për vitin 2024, UT aplikoi me 20 projekte, në kategorinë Jean Monnet dhe fitoi 9 projekte, në disa prej njësitë kryesore përbërëse. Në nënkategorinë “JMO Chair”, u aplikuan 3 projekte dhe u fitua 1. Ndërsa në nënkategorinë “JMO Module”, u aplikuan 17 dhe u fituan 8 projekte. UT ka ndërkohë një tjetër projekt në zbatim në nënkategorinë “Qendra e Ekselencës”.
Edhe në vitiet 2022 dhe 2023, UT fitoi 8 projekte nga ky program. Këto projekte janë një hapësirë e rëndësishme e punës akademike dhe kërkimore e stafit akademik, duke u mundësuar atyre të zgjerojnë fushën e kërkimit dhe studimit. Gjithashtu duke përmirësuar dhe rritur nivelin e tyre profesional, si dhe të ardhurat e tyre që burojnë nga puna në këto projekte.