UT-Poitiers, më shumë shkëmbime studentësh dhe profesorati - UNIVERSITETI I TIRANËS

UT-Poitiers, më shumë shkëmbime studentësh dhe profesorati

UT-Poitiers, më shumë shkëmbime studentësh dhe profesorati

 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha priti një delegacion të universitetit publik të Poitiers në Francë.

UT dhe Universiteti i Poitiers kanë një marrëveshje bashkëpunimi që në vitin 2002 dhe kanë një histori të pasur shkëmbimesh:

-Në këtë universitet kanë përfunduar studiumet shumë studentë shqiptarë, mbështetur edhe me bursa nga ambsada franceze në Tiranë.  Ndërkohë që pas vitit akademik 2019-2020 dhe në vazhdim, studimet e studentëve janë financuar kryesisht nga programi Erasmus+ KA107, por pa e përjashtuar edhe mbështetjen prej ambasadës me mesatarisht nga dy deri në katër bursa çdo vit.

•Shkëmbimet e kryera në kuadër të Programit Erasmus+ KA1 me Universitetin e Tiranës:

Shkëmbimet studentore: nga UT në Poitiers – 64 shkëmbime (9 prej të cilave të akorduara nga Ambasada) dhe pritet të realizohen edhe 25 shkëmbime në vitin akademik 2023-2024;

Nga Poitiers në UT – 22 shkëmbime dhe pritet të realizohen edhe 16 shkëmbime në vitin akademik 2023-2024;

Shkëmbimet e personelit: nga UT në Poitiers – 49 shkëmbime  dhe pritet të realizohen edhe 24 shkëmbime në vitin akademik 2023-2024;

Nga Poitiers në UT – 31 shkëmbime dhe pritet të realizohen edhe 22 shkëmbime në vitin akademik 2023-2024.

Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, Universiteti i Tiranës, krijon më shumë hapësirë për studentët e huaj që dunë të kryejnë studime plotësuese, kërkimore apo studime të pjesshme në kuadër të programeve të shkëbimit. 

Përfaqësuesit e të dy universiteteve ndanë të njëjtin mendim për nevojën e rritjes së bashkëpunimit për të rritur intesitetin e studimeve reciproke, përfshirë student dhe pedagogë.

Poitiers është ndër universitetet më të vjetra në Europë. Ai është themeluar në vitin 1431.