Vizitë e Ministrit të Pakicave dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut i Malit të Zi në UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

Vizitë e Ministrit të Pakicave dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut i Malit të Zi në UT

Rektori i Univertsiteti të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në Rektoratin e UT-së z. Fatmir Gjeka, Ministër i Pakicave dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut i Malit të Zi.
 

Gjatë këtij takimi ku të pranishëm ishin edhe zv/Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, Drejtor i Këshillit Kombëtar i Malit të Zi, z. Faik Nika dhe Drejtor i Pakicave i Malit të Zi, z. Arben Xhurreta, u diskutua mbi marrëdhënien e mirë mes dy shteteve, forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe aplikimin në projekte me interes të përbashkët.