Vizitë e përfaqësuesve të BUA-s (BALKAN UNIVERSITIES ASSOCIATION), në UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

Vizitë e përfaqësuesve të BUA-s (BALKAN UNIVERSITIES ASSOCIATION), në UT

Vizitë e përfaqësuesve të  BUA-s (BALKAN UNIVERSITIES ASSOCIATION), në UT
 
Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha dhe zv/rektori Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, mirëpritën në ambientet e rektoratit të UT-së përfaqësues të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (Rektori dhe zv. Rektori nga Universiteti i Trakyas si dhe Rektori dhe zv. Rektori nga Universiteti i Tuzlas).
 
Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin Rektori i Trakya University, Prof. Dr. Erhan Tabako?lu;
zv. Rektori i Trakya University Prof. Dr. Osman Nuri Hatipoglu; Presidente e BUA-s dhe Rektore e Universitetit të Tuzlas Prof. Dr. Nermina Hadzigrahic; Prof. Jasmin Suljagic, zv. Rektor i Universitetit të Tuzlas; dhe
Z. MR. METIN BULUT – EDUCATION COUNSELLOR – TURKISH EMBASSY, diskutuan mbi: Intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet palëve; dhe Aplikimi në projekte të përbashkëta.
 

Kujtojmë se Universiteti i Tiranës është anëtarësuar në BUA (BALKAN UNIVERSITIES ASSOCIATION) në vitin 2018.