Më datë 28 Prill 2014, Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i Universitetit të Tiranës vizitoi Universitetin Aristoleli të Selanikut. Kjo vizitë u bë në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe jo vetëm që Universiteti i Tiranës ka me këtë universitet. Në këtë vizitë, Prof. Kule shoqërohej edhe nga Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Prof. Dr. Mynyr Koni, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Prof. Dr. Sulo Hadëri, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.
Gjatë vizitës së tij, Prof. Kule bisedoi me homologun e tij Prof. Janis A. Mylopoulos. Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi thellimin e urave të bashkëpunimit, shkëmbimet akademike studentëve dhe projekteve. Është vlerësuar gjithashtu edhe hapja e gjuhës shqipe pranë këtij universiteti.
Gjatë kësaj vizite në Universitetin e Selanikut u organizuar një simpozium për pedagogë dhe studentë. Në këtë konference, Prof. Kule mbajti prezantim për marrëdhëniet e ndërsjellta midis dy universiteteve dhe prespektivën dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Prof. Sulo Hadëri foli për potencialet e bashkëpunimit në perspektivën e integrimit europian për Shqipërinë, Prof. Shezai Rrokaj foli për rolin e edukimit në përmirësimin e imazhit të ndërsjelltë të Shqipërisë dhe Greqisë ndërsa Prof. Mynyr Koni foli për biodiversitetin dhe pasuritë natyrore të zonave ndërkufitare, mundësi për bashkëpunim shumë dimensional.
Gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe Konsulli ynë në Selanik Z. Riza Poda i cili ka qenë një ndihmesë shumë e vyer në forcimin e bashkëpunimi midis dy intitucioneve të arsimit të lartë.