Vlerësimi i llojeve të rralla dhe të rrezikuara të bimëve dhe invertebrorëve si dhe habitateve të tyre në zonat malore të qarkut Korçë, Berat dhe Vlorë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Vlerësimi i llojeve të rralla dhe të rrezikuara të bimëve dhe invertebrorëve si dhe habitateve të tyre në zonat malore të qarkut Korçë, Berat dhe Vlorë

Titulli Vlerësimi i llojeve të rralla dhe të rrezikuara të bimëve dhe invertebrorëve si dhe habitateve të tyre në zonat malore të qarkut Korçë, Berat dhe Vlorë 
Referenca: Vendim Bordi Nr. 9 AKKSHI, date 07.06.2019
Roli i UT-së: Partner
Kohëzgjatja:

Programi

24 Muaj

AKKSHI në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit she Zhvillimit

Përshkrimi: Objektivat e projektit kanë të bëjnë me identifikimin, lokalizimin dhe pozicionimin e bimëve endemike/subendemike në zonat malore të qarqeve Korçë, Berat dhe Vlorë; identifikimin dhe vlerësimin e potencialeve përdoruese të bimëve thë gjinisë Crocus dhe Centaurea në zonën në studim, duke u zgjeruar në raste të veçanta si Ishulli i Sazanit për speciet e gjinisë Centaurea në qarkun e Kukësit dhe për speciet e gjinisë Crocus në qarkun e Shkodrës; identifikimin dhe lokalizimin e llojeve të rendit Odonata, Lepidoptera dhe Gastropoda, me fokus gjininë Spelaeodiscus; vëzhgimi dhe vlerësimi i bashkëjetesës Bimë-Insekte në mjedisin e tyre natyror, identifikimi i llojeve te reja të panjohura deri më tani; si edhe ngritja e një HUB-i në Departamentit e Biologjisë si qëndër koordinues për data flow dhe diskutime midis partnerëve dhe BioNNA-s në mënyrë që të rritet cilësia e kërkimit shkencor dhe edukimit mjedisor të studentëve dhe stafeve të zonave të mbrojtura.