Workshopi i rradhës në kuadër të zhvillimit profesional - UNIVERSITETI I TIRANËS

Workshopi i rradhës në kuadër të zhvillimit profesional

Workshopi i rradhës në kuadër të zhvillimit profesional

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, i Universitetit të Tiranës, mirëpriti pedagogët e rinj nga fakutetet e ndryshme të këtij institucioni, për të vazhduar me workshopin e radhës në serinë e workshopeve që po zhvillohet në kuadër të zhvillimit të vazhduar profesional. 

Në këtë seancë merrnin pjesë dhe Zv.Rektorja e UT, Prof. Asoc. Dr. Anila Paparisto dhe përgjegjësja e departamentit të Pedagogji-Psikologjisë, Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj që evidentoi rëndësinë e zotërimit të kompetencave të formimit psiko-pedagogjik në ushtrimin e profesionit të pedagogut. Gjithashtu Prof. Asoc. Dr. Gerda Sula, Prof. Asoc. Dr. Eralda Zhilla, Prof. Asoc. Dr. Eglantina Dervishi dhe Dr. Valbona Habili bën një prezantim të moduleve që do të jenë në javët në vazhdim. 

Më pas në vijim të kësaj seance, pjesëmarrësit së bashku me drejtuesen e seancës Prof. Asoc. Dr. Leticja Gusho diskutuan dhe argumentuan rëndësinë e përdorimit të teknikave të ndryshme të vlerësimit në klasë, me qëllim kryesor përdorimin e tij për të nxitur dhe motivuar studentët.