Xhuliana QIRINXHI - NDËRTIMI I MODELEVE TË KONSERVIMIT BAZUAR NË STUDIMIN E INTEGRUAR TË LLOJEVE TË RENDIT LEPIDOPTERA - UNIVERSITETI I TIRANËS

Xhuliana QIRINXHI – NDËRTIMI I MODELEVE TË KONSERVIMIT BAZUAR NË STUDIMIN E INTEGRUAR TË LLOJEVE TË RENDIT LEPIDOPTERA

Titulli: NDËRTIMI I MODELEVE TË KONSERVIMIT BAZUAR NË STUDIMIN E INTEGRUAR TË LLOJEVE TË RENDIT LEPIDOPTERA

Autori: Xhuliana QIRINXHI 
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë
Fusha e studimit: Shkencat Biologjike
Data e publikimit: 16.11.2026
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe

© E drejta e autorit: Xhuliana QIRINXHI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës.

👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Përmbledhje

Studimi i dinamikës së popullatave përbën një bazë të rëndësishme për zhvillimin e strategjive të monitorimit dhe konservimit të llojeve të rendit Lepidoptera. Ky studim synoi krijimin e një baze shkencore për ndërtimin e një modeli të integruar monitorimi dhe konservimi, bazuar në analizën e popullatave të llojeve Pseudochazara tisiphone dhe P. amymone. Studimi u realizua gjatë tre viteve duke filluar në 2023 deri në vitin 2026 me periudhë monitorimi në terren gjatë viteve 2024 – 2025 në Peizashin e Mbrojtur “Bredhi Drenovë-Sinicë”, me 100 ditë kampionimi për të dy sezonet e studimit, duke përdorur metodën makim–lëshim–rikapje (MRR). Në total numri i individëve të markuar ishte 994, prej të cilëve 871 ishin Pseudochazara tisiphone dhe 123 P. amymone. Rezultatet treguan se P. tisiphone kishte një shtrirje më të gjerë në zonën e monitoruar, me rritje të numrit të individëve, zgjatje të periudhës së aktivitetit dhe superpopullatë më të madhe në vitin 2025, ndërsa mbijetesa e dukshme dhe kohëzgjatja e pritshme e qëndrimit mbetën të ngjashme ndërmjet viteve. Për P. amymone u rregjistrua me një numër më të vogël individësh, gjatë një periudhe aktiviteti më të kufizuar dhe shpërndarje më të lokalizuar, ndërsa numri i ulët i rikapjeve kufizuan vlerësimet demografike. Integrimi i rezultateve tregoi se vlerësimi i popullatave nuk duhet të mbështetet vetëm në numrin e individëve të regjistruar. Mbi këtë bazë propozohet një model adaptiv që integron informacionin sezonal, demografik, hapësinor dhe mjedisor për të mbështetur monitorimin dhe vendimmarrjen për konservimin.

Fjalë kyçe: Lepidoptera; Pseudochazara tisiphone; Pseudochazara amymone; markim-lëshim-rikapje (MRR); dinamika e popullatave; monitorim; konservim.

 

Abstract

The study of population dynamics provides an important basis for developing monitoring and conservation strategies for Lepidoptera. This study aimed to establish the scientific basis for developing an integrated monitoring and conservation model based on the analysis of Pseudochazara tisiphone and P. amymone populations. This study was conducted during 2023-2026 with a field monitoring period from 2024-2025, in the Drenovë-Sinicë Protected Landscape over 100 sampling days, using the mark-release-recapture (MRR) method. A total of 994 individuals were marked, including 871 P. tisiphone and 123 P. amymone. The data were used to analyse phenology, recapture patterns, demographic parameters, spatial distribution, movement, microhabitats, and relationships with abiotic factors. The results showed a broader occurrence of P. tisiphone, with an increase in the number of individuals, a longer activity period, and a larger superpopulation in 2025, while apparent survival and expected residence time remained similar between years. P. amymone showed fewer individuals, a more restricted activity period, and a more localized distribution, while the low number of recaptures limited demographic estimates. Integration of the results demonstrated that population assessment should not rely solely on the number of individuals recorded. On this basis, an adaptive model was proposed to integrate seasonal, demographic, spatial, and environmental information to support population monitoring and conservation decision-making.

Keywords: Lepidoptera; Pseudochazara tisiphone; Pseudochazara amymone; mark-release-recapture (MRR); population dynamics; monitoring; conservation.

Uni Education by Shark Themes