Titulli i Disertacionit: Zhvillimi, implementimi dhe vlerësimi i një platforme immersive VR/AR për përvojat kulturore: Rasti i Muzeut Etnografik të Beratit
Autori: Sokol SHURDHI
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
-
Fusha e studimit: Sisteme Informacioni Ekonomi
-
Data e publikimit: 31.08.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Sokol SHURDHI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti
Transformimi digjital ka ndikuar ndjeshëm mënyrën se si trashëgimia kulturore interpretohet dhe komunikohet me publikun, veçanërisht në kontekstin e muzeve. Muzetë tradicionale përballen me sfida që lidhen me përvojën pasive të vizitorëve, kufizimet hapësinore dhe aksesueshmërinë, duke krijuar nevojën për forma më gjithëpërfshirëse të interpretimit kulturor. Në këtë kuadër, teknologjitë immersive, si Realiteti Virtual (VR) dhe Realiteti i Shtuar (AR), paraqiten si mjete premtuese për përmirësimin e përvojës muzeale.
Ky punim doktoral synon të analizojë ndikimin e teknologjive VR dhe AR në përvojën e vizitorëve, duke u fokusuar në Muzeun Etnografik të Beratit si rast studimor. Qëllimi i studimit është të vlerësojë përdorshmërinë e perceptuar, lehtësinë e përdorimit, dobishmërinë edukative dhe angazhimin e vizitorëve, si dhe të propozojë një model konceptual të integruar për interpretimin digjital të trashëgimisë kulturore.
Studimi ndjek një qasje mixed-methods, e cila kombinon zhvillimin e një platforme VR/AR me analizën empirike të të dhënave të mbledhura nga vizitorët. Për vlerësimin empirik u përdorën instrumente të standardizuara, përfshirë System Usability Scale (SUS), Technology Acceptance Model (TAM), si dhe matje të angazhimit dhe ndjenjës së pranisë. Rezultatet tregojnë se përdorimi i VR dhe AR ka një ndikim pozitiv në angazhimin e vizitorëve dhe në perceptimin e dobisë edukative, duke rritur synimin për ripërdorim dhe rekomandim të përvojës digjitale.
Studimi kontribuon në integrimin e modeleve të përdorshmërisë dhe pranimit teknologjik në kontekstin e muzeve etnografikë dhe ofron një qasje të replikueshme për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore.
Fusha: Digjitalizimi dhe Inovacioni Teknologjik në Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë
Fjalët kyçe: Realitet Virtual; Realitet i Shtuar; Muzeu Etnografik; Trashëgimi Kulturore; Përvoja e Vizitorëve; Digjitalizim.
Abstract
Digital transformation has significantly influenced the ways in which cultural heritage is interpreted and communicated to the public, particularly within museum contexts. Traditional museums increasingly face challenges related to passive visitor experiences, spatial constraints, and accessibility limitations, creating the need for more inclusive and engaging forms of cultural interpretation. In this context, immersive technologies such as Virtual Reality (VR) and Augmented Reality (AR) emerge as promising tools for enhancing the museum experience.
This doctoral dissertation aims to examine the impact of VR and AR technologies on visitor experience, focusing on the Ethnographic Museum of Berat as a case study. The study seeks to evaluate perceived usability, ease of use, educational usefulness, and visitor engagement, while proposing an integrated conceptual model for the digital interpretation of cultural heritage.
The research adopts a mixed-methods approach, combining the development and implementation of a VR/AR platform with empirical data analysis collected from museum visitors. Standardized instruments were employed for empirical evaluation, including the System Usability Scale (SUS), the Technology Acceptance Model (TAM), as well as measures of engagement and sense of presence. Statistical analysis was conducted to test the research hypotheses and to examine relationships among key variables.
The findings indicate that the use of VR and AR technologies has a positive and significant impact on visitor engagement and perceived educational value, increasing users’ intention to reuse and recommend the digital experience. Perceived usability emerges as a critical prerequisite for technology acceptance in immersive museum environments.
This study contributes to the integration of usability and technology acceptance models within the context of ethnographic museums and offers a replicable framework for the digitalization of cultural heritage.
Field of study: Digitization and Technological Innovation in Cultural Heritage and Museums
Keywords: Virtual Reality; Augmented Reality; Ethnographic Museum; Cultural Heritage; Visitor Experience; Digitalization.
