Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Charles, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Fushat e trajnimit:
- Shkenca Politike;
- Shkenca Sociale;
- Marrëdhënie Ndërkombëtare;
- Studime Europiane;
Për katalogun klikoni linkun:
https://is.cuni.cz/studium/eng/prijimacky/index.php?do=info_fakulta&fak=11230
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
-Letër pranimi/ letër ftese paraprake nga universiteti pritës.
Për të marrë një letër paraprake pranimi/ftese kontaktoni në adresën e-mail, duke dërguar CV-në dhe draft-planin e mobilitetit tuaj:
internacionalizace.ims@fsv.cuni.cz
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie/trajnim është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies/ trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 21 Janar 2021
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!