Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

https://ujk.edu.pl/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Fushat e shkëmbimit:

– Fizikë;

– Biologji dhe Shkencat e saj;

– Matematikë dhe Statistikë;

– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;

– Shkenca Politike;

– Ekonomiks;

– Gjuhë e huaj (gjuhë angleze, gjuhë gjermane);

Kohëzgjatja e bursave:

 

–      5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.

 

Bursat përfshijnë:

 

–          140 EUR në ditë për stafin;

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;

-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Afati për aplikim: 25 Janar 2021

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!