Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Clermont Auvergne, në Francë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Clermont Auvergne, në Francë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Clermont Auvergne, në Francë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Clermont Auvergne, në Francë për semestrin e parë për vitin akademik 2021-2022.

https://www.uca.fr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (5 muaj);

*Studentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë!

Fushat e studimit:

-Literaturë dhe Linguistikë e Gjuhës Frënge

Për katalogun e lëndëve në gjuhën angleze, referohuni linkut:

https://www.uca.fr/international/venir-a-l-uca/je-suis-etudiant/etudier-dans-le-cadre-d-un-programme-d-echange/cours-en-anglais

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (275 EUR);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / frënge);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose frënge);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose frënge);

– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose frënge);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / frënge;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Frengjisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Clermont Auvergne lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 30 Prill 2021

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!