Agjencia e Austrisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin (OeAD) ka hapur aplikimet për thirrjen e katërt për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.
Ky program ofron studime të nivelit II, planifikuar për semestrin veror 2022, për të gjithë personat e interesuar që zotërojnë një diplomë bachelor në Shqipëri.
Studimet përfshijnë fushat e mëposhtme:
- Master në Matematikë;
- Master në Inxhinieri dhe Studimet e Lojërave (Gaming);
- Master në Informatikë;
- Master në Menaxhimin e Informacionit;
- Master në Inxhinierinë e Informacionit dhe Komunikimit (ICE):
– Dega e Studimit Sisteme Autonome dhe Robotikë;
– Dega e Studimit Rrjetet dhe Komunikimet;
– Dega e Studimit Inxhinieria e Biznesit.
Niveli i njohurisë së gjuhës angleze duhet të jetë B2 ose C1, në varësi të programit të përzgjedhur të studimit.
Aplikantët e shpallur fitues mund të përfitojnë një praktikë të paguar në një kompani ne Kärnten në vitin e dytë. Dhoma e Tregtisë Kärnten (WKO Kärnten) dhe Federata e Industrisë (IV Kärnten) mbështesin procesin e shpërndarjes së vendeve si dhe ndërmjetësimin e tyre.
Aplikimet do të bëhen vetëm në formë elektronike përmes webfaqes OeAD, në gjuhën angleze:
Afati i aplikimit: 5 qershor 2021.
Për më shumë informacion klikoni linkun e mëposhtëm: