Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ për trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (mobiliteti duhet të kryhet brenda datës 31 korrik 2021);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
-Vetëdeklarim nëse jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 21 Qershor 2021
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!