Njoftim për 4(katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për 4(katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Njoftim për 4(katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 4(katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon: 

    1. Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulave, pranë Drejtorisë së Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë;  
    2. Specialist në Sektorin e Kurrikulave, pranë Drejtorisë së Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë; 
    3. Specialist në Sektorin Juridik, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme; 
    4. Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Studentët, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët dhe Publikun. 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmësakademik me karakter administrativ me detyrë “Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulave”, pranë Drejtorisë së Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë, në Rektoratin e UT-sëduhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme: 
 

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga gjuhët e huaja të Bashkimit Europian (anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht). Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri; 
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta: 

  1. Preferohen kandidatët që kanë gradë shkencore në fushën e arsimit; 
  2. Preferohen kandidatët me përvojë në mësimdhënie;  
  3. Të kenë njohuri të programeve bazë kompjuterike; 
  4. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë; 
  5. Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dinë të punojnë në grup. 

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Kurrikulave, pranë Drejtorisë së Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë, në Rektoratin e UT-sëduhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme: 

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga gjuhët e huaja të Bashkimit Europian (anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht). Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri; 
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta: 

  1. Të kenë njohuri të programeve bazë kompjuterike; 
  2. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë; 
  3. Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dinë të punojnë në grup. 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmësakademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist” në Sektorin Juridik, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-sëduhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme: 

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta: 

  1. Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit; 
  2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë; 
  3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; 
  4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi; 
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup. 
     

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Studentët, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët dhe Publikun, në Rektoratin e UT-sëduhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme: 

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; 
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta: 

  1. Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit; 
  2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë; 
  3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; 
  4. Te njohë me dëshmi gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën përparësi; 
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup. 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

  1. Kërkesë me shkrim; 
  2. Curriculum vitae; 
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; 
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm; 
  5. Dëshmi penaliteti; 
  6. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar); 
  7. Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar); 
  8. Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar); 
  9. Raport mjekësor për aftësinë në punë.  

Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 20.09.2021 – 04.10.2021. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.