Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik dhe ndihmës akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nova de Lisboa, Portugali për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e personelin akademik për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e personelin ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ për trajnim.
Kohëzgjatja e bursave:
– Mobiliteti për mësimdhënie / trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Për më shumë informacion në lidhje me fushat e mobilitetit, referohuni linkut:
https://www.up.pt/icmunl2019/courses
Bursat përfshijnë:
– Kompensimi ditor (160 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Afati për aplikim: 28 Janar 2022
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për më shumë informacion klikoni në këtë link: https://www.up.pt/icmunl2019/about .
Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://www.up.pt/icmunl2019/apply .
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!