Hapet thirrja për bursa për praktikë për studentët në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për praktikë për studentët në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa për praktikë për studentët në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për praktikë për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

http://www.uaic.ro/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–      Shkëmbimin e studentëve për praktikë;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

–  Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja:

–      Shkëmbimin e studentëve për praktikë (3 muaj);

Fusha e studimit:

Për më shumë informacion klikoni linkun:

https://www.uaic.ro/en/international/erasmus-programme-with-partner-countries/student-mobility-for-traineeship/

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe /ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

 -CV (në gjuhën angleze);

 

 -Kopje e Pasaportës;

 

 -Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 

 -Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 

 -Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

 

-Application form, sipas linkut:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/01/Student-Application-Form-ka107.doc

 

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

 

 – Traineeship Agreement, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/01/1.-Learning-agreement-for-Traineeships_incoming.docx

Dokumenti ‘‘Traineeship Agreement’’ plotësohet fillimisht në pjesën “Before mobility”, tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Guida për plotësimin e dokumentit:

 https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/Ebl35QFrondOhcnKiKKiaxABRceg9vNpSFt1zM9CRP27lw?e=VxCMIB

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

 

-Kopje e Pasaportës;

 

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 

-Diplomë e nivelit Bachelor;

 

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

 

-Application form, sipas linkut:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/01/Student-Application-Form-ka107.doc  

 

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

 

– Traineeship Agreement, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/01/1.-Learning-agreement-for-Traineeships_incoming.docx

Dokumenti ‘‘Traineeship Agreement’’ plotësohet fillimisht në pjesën “Before mobility”, tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Guida për plotësimin e dokumentit:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/Ebl35QFrondOhcnKiKKiaxABRceg9vNpSFt1zM9CRP27lw?e=VxCMIB

 

Afati për aplikim: 15 Shkurt 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!