Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Targu Mures në Rumani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie / trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Targu Mures në Rumani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie / trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Targu Mures në Rumani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie / trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Targu Mures në Rumani, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

https://www.umfst.ro/home.html

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrative / administrative me kohë të    plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Fushat e shkëmbimit për stafin akademik:

 

– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;

– Administrim biznesi.

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:

 

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze (për stafin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies / trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 22 Shkurt 2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!