Universiteti i Tiranës ju informon se OeAD, Agjencia për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin, Ambasada Austriake në Tiranë, ka hapur thirrjen e pestë për aplikim për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës ju informon se OeAD, Agjencia për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin, Ambasada Austriake në Tiranë, ka hapur thirrjen e pestë për aplikim për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.

Universiteti i Tiranës ju informon se OeAD, Agjencia për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin, Ambasada Austriake në Tiranë, ka hapur thirrjen e pestë për aplikim për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.

Aplikimet për këtë program inovativ të bursave mund të dorëzohen deri më 13 mars 2022.

Për këtë bursë njëvjeçare mund të aplikojnë persona të të gjitha kombësive që kanë përfunduar një diplomë bachelor në Shqipëri, që lidhet me programet master të TIK në gjuhën angleze të përmendura në thirrjen për aplikim. Fillimi i bursës është planifikuar për semestrin dimëror 2022.

E veçanta e programit është se bursistët në vitin e dytë, do të jenë në gjendje të vazhdojnë përmes një praktike me pagesë në një kompani në Kärnten. Dhoma e Tregtisë (WKO Carinthia) dhe Federata e Industrisë (IV Carinthia) ofrojnë mbështetje në ndarjen e vendeve.  

Në faqen e OeAD do të gjeni një Newstext në gjermanisht dhe anglisht me të gjitha informacionet e nevojshme.

Inormacione dhe broshurën në anglisht i gjeni në linkun:

https://oead.at/fileadmin/Dokumente/oead.at/ICM/Allgemeine_Dokumente/Ausschreibungen/University_of_Klagenfurt_Technology_Scholarships_flyer_WS_22_23_.pdf

Thirrja për aplikim dhe formulari online gjenden në anglisht në këtë link: https://grants.at/en/?=MjU1NjhfMjY5OTZfMg

Më datë 1 mars 2022 do të ketë informacion më të detajuar në lidhje me programin dhe procesin e përzgjedhjes, si pjesë e një eventi informativ online (https://classroom.aau.at/b/tos-2ze-84h-ghk).

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!